Ushqim

10 ushqime për uljen e stresit

Të gjithë kemi shkaktarë të ndryshëm të stresit në jetë siç janë marrëdhëniet, puna apo problemet e vetëvlerësimit. Nëse i'u duket se nuk mund të relaksoheni kurrë, dieta juaj mund të jetë pjesë e arsyes pse. Kur truri ynë është i mbingarkuar, bën që të drejtohemi drejt ushqimeve të mbushura me kalori, të cilat përkeqësojnë më shumë gjendjen.
Kur jeni të stresuar, trajtojeni trupin tuaj si një tempull dhe shëndeti juaj mendor do të ketë përfitimet. Këtu janë disa produkte që përveç se të shijshme, ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit të përditshëm dhe shton energjinë.

Vaj ulliri

Hidhni një lugë vaj ulliri në sallatën tuaj pasi konsumi ditor i vajit të ullirit është provuar se rrit serotoninën, një substancë që përçon ndjenjën e lumturisë. I këshillueshëm është vaj ekstra i virgjër paso është më i shëndetshëm.

Spinaq

Shumë shtrembërojnë fytyrën kur bëhet fjalë për spinaqin, por nuk po flasim për supën me spinaq apo byrekun.
Shtoni arra, djathë dhie dhe fruta në një sallatë spinaqi për një drekë apo darkë.
Spinaqi është i pasur me acid folik, i cili çon trupin tonë në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës. Këta neurotransmetues do të inkurajojnë relaksimin dhe adrenalinën. Deri tani, sallata e spinaqit është mënyra më e shijshme për të marrë acidin folik.

Çaj i zi

Nëse keni nevojë për një pije me kafeinë për t'ju hapur sytë në mëngjes, çaji i zi është ideali. Ai ul kortizolin dhe stresin më shpejt sesa çajrat e tjerë! Çaji i zi përmban të gjitha llojet e komponimeve si polifenole, flavonoide dhe katekina. Të gjitha këto janë mënyra fantastike për të bërë të lumtur neurotransmetuesit tuaj.

Spec i kuq

Specat e kuq janë plot me Vitaminë C, e cila ka aftësinë të largojë ato radikale të lira të keqija dhe hormonet e stresit. Nëse i hani ato të gjallë, do të kenë më shumë fuqi.
Sidoqoftë, edje duke i skuqur pak mund ta merrni dozën ditore të Vitaminës C.

Tërshëra

Tërshëra është plot me fibra, gjë që është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj në përgjithësi si dhe për shëndetin e zorrëve në veçanti. Gjithashtu tërshëra ju ndihmon të stabilizoni sheqerin në gjak i cili na shkakton probleme nëse është i lartë.

Bukë gruri

Kurdo që keni uri por nuk doni të hani ushqime të rënda mund të hani një copë bukë gruri të gatuar vetë. Ka shumë karbohidrate dhe fibra të cilat prodhojnë shumë serotinë.
 Shmangni bukën nëpër supermarkete pasi padyshim nuk është e shëndetshme.

Çokollatë e zezë

Çokollata mund të jetë një shpëtim i vërtetë kur bëhet fjalë për zvogëlimin e stresit, por duhet të konsumoni çokollatën e zezë që do të thotë më shumë kakao dhe përbërës të shëndetshëm.
Çokollata e zezë mund të ketë përfitime antioksiduese dhe emocionale për t'ju ndihmuar të qetësoheni.

Fara kungulli

Ndonjëherë ju thjesht doni të hani diçka kur jeni të stresuar, dhe farat e kungullit të papërpunuara ose të pjekura mund të jenë shpëtimi juaj. Farat e kungullit (dhe arrat apo bajamet) kanë nivele të larta të magnezit, i cili menaxhon stresin dhe nivelet e lodhjes.

Luleshtrydhe

Ushqimi perfekt për të luftuar stresin dhe për të shijuar është luleshtrydhe me çokollatë të zezë. Luleshtrydhet janë të pasura me fibra dhe vitaminë C e cila është vërtetuar se ul nivelin e kortizolit.
Fruta deti

Po, ushqimi i preferuar për shumë njerëz është e pjesë e këtyre produkteve.
Frutat e detit janë të njohura për përmbajtjen e madje të zinkut. Zinku në vetvete është një antioksidant dhe forcon sistemin tonë imunitar si dhe ul stresin dhe inflamacionin.
Burimi: Her Beauty. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë