Ekonomi

10-fishohet kërkesa globale për pajisje të frymëmarrjes artificiale

Numri që sa vjen e rritet i pacientëve në gjendje kritike të sëmurë nga koronavirusi po jep një hov në nivelin e kërkesës për pajisje të frymëmarrjes artificiale. Ky nivel i kërkesës së këtyre aparaturave është të paktën 10-fishi i nivelit të ofertës i asaj çka ofrohet momentalisht në treg, sipas prodhuesit më të madh të këtyre pajisjeve mjekësore në Kinë.

Shenzhen Mindray Bio-Medical Electronics Co. së bashku me prodhuesit e tjerë kinezë të këtyre pajisjeve mjekësore, kanë vënë re një rritje të theksuar në kërkesën e pajisjeve të frymëmarrjes artificiale nëpër botë teksa shtetet e ndryshme po “kacafyten” për t’i patur këto aparatura. Ventilatorët (siç ndryshe e quhen pajisjet e frymëmarrjes artificiale) në rastet e individëve që janë në gjendje kritike për jetën, përdorimi i tyre bën diferencën midis jetës e vdekjes se pacientëve pasi ato i ndihmojnë njerëzit të marrin frymë.

“Kërkesa për këto pajisje është disa herë më e madhe se porositë që ne zakonisht ne marrim ndonëse jemi munduar të rrisim kapacitetin e prodhimit me sa kemi mundësi”, shprehet Li Wennei, sekretari i bordit të drejtorëve të kompanisë Shenzhen Mindray Bio-Medical Electronics Co. për një intervistë me Bloomberg të mërkurën.

Teksa numri i të vdekurve nga koronavirusi nëpër botë ka kaluar vlerën e 18,000 individëve, doktorët nga Milano në New York dëshpërimisht po bëjnë të pamundurën për të pasur pajisje të frymëmarrjes artificiale. Spitalet që zakonisht kanë disa nga këto aparatura rezervë tashmë po përballen me nevojën e të paturit një pajisje të këtillë për çdo pacient në gjendje kritike të sëmurë. Në ShBA presidenti Donald Trump i ka bërë kërkesë kompanive të ndryshme si dhe Teslas (kompani që prodhon automjete elektrike) të mundohen t’i prodhojnë këto pajisje duke marrë parasysh mungesën e theksuar që ka në treg momentalisht. Por prodhimi i këtyre aparaturave komplekse nuk është aq i thjeshtë sa pajisjet e tjera mjekësore si maskat kirurgjikale apo dezifektantët.

Shoqëria e Përkujdesit Shëndetësor Kritik në ShBA (Society of Critical Care Medicine) përllogarit që rreth 960,000 pacientë do të kenë nevojë për aparatura të frymëmarrjes artificiale si rezultat i Covid-19 por për momentin shteti amerikan disponon rreth 200,000 makineri të këtilla.

Mindray i cili prodhon rreth 3,000 aparaturash të këtilla mjekësore po detyrohet që të vonojë dërgesat e aparaturave për klientët kinezë. Kjo në mënyrë që të përmbushë fillimisht kërkesat e blerësve të huaj të cilët momentalisht e kanë më urgjente duke marrë parasysh që epiqendra tashmë e Covid-19 është zhvendosur nga Kina e numri i të infektuarëve sa vjen e po bie në Kinë.

Zoti Li gjithashut shprehet se krahas kërkesës për aparatura të frymëmarrjes artificiale është rritur dhe niveli i kërkesës i monitorëve të zemrës për pacientët me gati 3-fish. Tani kompani është duke prodhuar rreth 30,000 monitorë të këtillë.

Aparaturat e frymëmarrjes artificiale (apo ndryshe e ventilatorët) pompojnë oksigjen në mushkëri dhe heqin dioksidin e karbonit nga trupi. Shumë pacientë të prekur nga koronavirusi e kanë të nevojshme e jetike këtë aparaturë pasi një konditë e quajtur hypoxemia shfaqet qe ul nivelin e oksigjenit në gjak e mund të dëmotjë organet e të rrezikojë jetën e pacientëve. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë