Sociale

1 i vdekur dhe 82 raste të reja, rritet numri i të shtruarve në 24 orë

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 69 vjeçare nga Shkodra dhe janë konfirmuar 82 raste të reja.
Mjekja Rovena Daja bëri me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të nisin testet serologjike edhe në strukturat jo-publike.
"Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik," theksoi mjekja.
Daja theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë vigjilencën, pasi gjendja në të dy spitalet Covid është serioze.
"Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes," deklaroi Daja.
Si çdo ditë mjekja i bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdeshëm dhe të respektojnë masat e higjienës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë