Sociale

1 i vdekur dhe 81 raste të reja në 24 orë. Shifrat në rritje, java e kaluar me mesatare 90 raste në ditë

Gjatë 24 orëve të fundit  ka ndërruar jetë një  pacient 80 vjeçar nga Tirana i cili kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese. Eugena Tomini  ga ISHP, ka deklaruar se janë shtuar dhe 81 raste të reja dhe situata epidemiologjike vijon të jetë serioze. Sipas Tominit rastet e reja kanë qenë  përkatësisht 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid-19, me një mesatare javore rreth 90 raste. Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive,” theksoi Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 824

Durrës 210

Shkodër 199

Vlorë 101

Lezhë 87

Korçë 62

Kukës 50

Elbasan 48

Fier 42

Berat 38

Dibër 26

Gjirokastër 19


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë