Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për misione të Posaçme ka publikuar shumat që kanë përfituar Organizatat Joqeveritare në rajonin e Ballkanit si ndihmë nga USAID.
Sipas Grenell, në Shqipëri OJF-të kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë.
Postimi i plotë:
“Amerikanët e palodhur paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Ja një fragment nga USAid” (Shtetet: Kosova: 537 milionë USD; Bosnja: 402 milionë USD; Maqedonia e Veriut: 290 milionë USD; Serbia: 209 milionë USD; Shqipëria: 189 milionë USD; Mali i Zi: 77 milionë USD)
🚨🚨🚨🚨🚨
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 4, 2025
Hard working Americans pay taxes – politicians in Washington, DC spend that money recklessly.
Billion$ given to left wing NGOs to push radical policies in other countries.
Here’s a snippet from just USAid… https://t.co/CMEAuvVqFw
Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, presidenti Trump vendosi të pezullojë për 90 ditë ndihmat për vendet e tjera. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dërgoi një mesazh për ambasadat e SHBA-së në mbarë botën, duke sqaruar se ndihma ndërkombëtare do të shpërndahet vetëm në përputhje të plotë me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Institucionet shqiptare morën njoftimin nga nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Në vetëm disa ditë, Departamenti mori kërkesa për përjashtime në vlerë miliardash. Shumica e këtyre kërkesave janë ende nën shqyrtim të bazuar në meritë, pasi ato nuk konsiderohen emergjente ose rrezikuese për jetën; megjithatë, edhe në këtë fazë të hershme, janë parandaluar më shumë se 1 mld dollarë shpenzime që nuk përputhen me një agjendë America First.”, thuhet në njoftimin e DASH.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.