Kombetarja

Me kampionët e botës në grup, por me shanse kualifikimi në Euro 2020

Në një grup me kampionët e botës. Një short relativisht i mirë për Shqipërinë, që bën pjesë në Grupin H të eliminatoreve të Europianit 2020, bashkë me Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Një grup me gjashtë skuadra për Kombëtaren tonë, ku shanset e kualifikimit në letër janë reale. Duke llogaritur Francën në vend të parë, pasi është favorite absolute, kuqezinjtë do të luajnë për një vend me Islandën dhe Turqinë, rivalët për vendin e dytë në grup. Dy kundërshtarë jo të frikshëm në letër, që kohët e fundit nuk kanë një formë të mirë.

  

Shqipëria bënte pjesë në vazon 4 nga 6 vazo që ishin gjithsej. Në ceremoninë e shortit në Dublin ishin të pranishëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Ilir Shulku, dhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi.

Grupi H

Euro 2020 është i pari kompeticion madhor që zhvillohet në disa vende të ndryshme. Pra, nuk ka një vend pritës, që kualifikohet direkt. Në fazën finale kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi, 20 në total. Këtyre skuadrave do t’u shtohen edhe katër skuadrat që do të përcaktohen nga Liga e Kombeve. Ndeshjet kualifikuese në grupe nisin më 21 mars 2019 dhe mbyllen më 19 nëntor 2019. Më 22 nëntor të 2019-ës hidhet shorti i ndeshjeve të “play-off”-it, që zhvillohen në datat 26 dhe 31 mars të 2020-ës. Shorti i fazës finale të Euro 2020 hidhet më 1 dhjetor 2019 dhe turneu starton më 12 qershor 2020. Qytetet që do të presin këtë kompeticion janë Amsterdami, Dublini, Baku, Gllasgou, Bilbao, Londra, Bukureshti, Mynihu, Roma, Budapesti, Kopenhageni dhe Shën Peterburgu..

Sipas rregullores së shortit, Kosova nuk duhet të ishte në një grup me Serbinë apo me Bonjë Hercegovinën, ndërsa Spanja nuk duhet të ishte në një grup me Gjibraltarin. Gjithashtu, nuk mund të ishin në të njëjtin grup skuadra që ndodhen në skajin lindor të Europës me skuadra që ndodhen në skajin perëndimor.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë