Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndryshoi të martën në mbrëmje disa udhëzimeve në lidhje me mbajtjen e maskave.
CDC njoftoi se edhe njerëzit e vaksinuar duhet që të mbajnë maska në ambientet e brendshme në pjesët e Shteteve të Bashkuara, ku rastet e koronavirusit janë në rritje.
Shkencëtarët përmendën informacionet e reja në lidhje me aftësinë e variantit Delta për t’u përhapur midis njerëzve të vaksinuar.
CDC gjithashtu rekomandoi mbajtjen e maskave në ambientet të brendshme për të gjithë mësuesit, personelin, nxënësit dhe vizitorët në shkolla, pavarësisht nëse ata janë të vaksinuar apo jo.
Udhëzimi i ri pason vendimet e fundit të ndërmarra në Los Anxhelos për të kthyer në fuqi rregullin për mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente të mbyllura për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe shtrimeve në spital që kanë qenë veçanërisht të rënda në jug të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje