Filma

Zyrtare! ‘Matrix 4’ do të xhirohet

Kapitulli i katërt i sagës së kultit, me regji nga Lana Wachowski, do të shohë rikthimin e Keanu Reeves dhe Carrie-Ann Moss.
Lajmi është dhënë nga ‘Variety’, dhe filmi do të lançohet në prag të 20-vjetorit të sagës së kultit: Do të bëhet Matrix 4. Një deklaratë zyrtare nga Warner Bros dhe Village Roadshow Pictures, që do të prodhojnë filmin dhe do ta shpërndajnë në të gjithë botën, tregon se kapitulli i katërt do të shkruhet dhe drejtohet nga Lana Wachowski (e motra Lilly kishte deklaruar ca kohë më parë që nuk do të merrte pjesë në asnjë film Matrix) dhe do të shohë rikthimin e dy protagonistëve kryesorë, Keanu Reeves në rolin e Neo dhe Carrie-Ann Moss në atë të Trinity. Për momentin nuk dihet nëse anëtarët e tjerë të kastit origjinal, veçanërisht Laurence Fishburne, do të jenë gjithashtu në lojë.

Xhirimet e Matrix 4 pritet të fillojnë në muajt e parë të vitit 2020 për një shfaqje të mundshme në kinema gjatë verës së vitit 2021.
Kanë kaluar 20 vjet që kur Matrix ndryshoi zhanrin e filmit përgjithmonë.
Dhe tani Lana Wachowski, Keanu Reeves dhe Carrie-Anne Moss po kthehen për një film të katërt. Pra, le të hedhim një vështrim në disa nga pyetjet më të mëdha që duam t'i përgjigjemi në ‘Matrix 4’.
Tani që e dimë se Keanu Reeves po kthehet sërish në “The Matrix”, pyetja që lind është se si personazhi i tij, Neo, do të kthehet pas vdekjes që pati në “The Matrix Revolutions”. Orakulli sugjeron që ne mund ta shohim përsëri në fund të filmit të fundit, por trupi i tij u mor nga “Macchines”, pasi mposhti Agjentin Smith dhe rifilloi Matrix.
Ka shumë mënyra me të cilat filmi mund të shpjegojë kthimin e Neo-s, më e dukshmja prej të cilave është të na tregojë se ai në të vërtetë nuk vdiq, dhe se “Macchine” përfundimisht i kthen shëndetin.
Pastaj ekziston shpjegimi se për shkak të statusit të tij si “Një”, Neo gjithmonë ka qenë të paktën pjesërisht një krijim softuerësh, produkt i programimit që përzihet me biologjinë. Ndoshta softueri tek ai mbijetoi dhe u rimishërua në ‘Matrix 4’ që po vjen. Në çdo rast, ne mezi presim momentin për të parë se si do të rikuperohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë