Shendet

Zyrtare/ Kina miraton vaksinën e Sinovac për fëmijët 3 vjeç e sipër

Prodhuesi i vaksinës kineze Sinovac (që po përdoret gjerësisht në Shqipëri) thotë se vaksina e saj është miratuar për përdorim tek fëmijët e moshës 3 vjeç e lart

Kina ka aprovuar përdorimin emergjent të vaksinës CoronaVac me prodhues Sinovac për të gjithë moshat duke filluar nga 3 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i kompanisë Sinovac për AFP.

Një vendim i tillë do ta bënte Kinën vendin e parë në botë që ofron vaksinë antiCOVID për fëmijët në moshë kaq të vogël

Kompania ka përfunduar provat e fazës së tretë klinike për fëmijët dhe adoleshentët, dhe rezultatet pritet të publikohen së shpejti në revistën shkencore Lancet.

Një zëdhënës i vaksinës tjetër të madhe të Kinës, Sinopharm, tha se ekspertët kishin demonstruar efektivitetin e vaksinës së saj tek fëmijët, por nuk konfirmuan nëse ishte aprovuar edhe kjo vaksinë për përdorim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë