Shendet

Italia me rregulla të forta. Pasaportë vaksinimi me detyrim nga universitetet, tragetet dhe lokalet

Nga e premtja (6 Gusht) në Itali kanë hyrë rregullat e reja antiCOVID.

Nëse ato nuk zbatohen, gjobat do të jenë të larta nga 400 deri në 1000 euro

Rregullat që duhet të zbatohen nga data 6 gusht në Itali;   

Pasaporta e vaksinimit bëhet i detyrueshëm për të gjithë personelin akademik dhe studentët e universitetit.

Nga 1 shtatori, personeli akademik do të vijojë punën nëse demonstron se janë të imunizuar përmes vaksinimit, të shëruar nga Covid-19 ose paraqesin një test negativ

Sanksionet janë të ashpra: “Duke filluar nga dita e pestë e mungesës së pasaportës, mësuesve do tu pezullohet paga”.

Kushdo nga data 6 gusht mund të dalë për dreka e darka të marrë pjesë në palestra dhe pishina, shfaqje teatrale apo kinema, por me pasaportë vaksinimi.

Kushdo që do të futet në restorant, bar, pijetore, por edhe në pastiçeri dhe akullore dhe do të ulet në tryezë duhet të ketë pasaportë vaksinimi.

Pasaporta nuk është  e detyrueshme për ata që do te qëndrojnë jashtë ambientit. Për më tepër, pasaporta nuk do të jetë e nevojshme as për pije në banak.

Maksimumi gjashtë persona do të lejohen të rrinë në një tavoline brenda restorantit.

Pasaporta e vaksinimit do të kërkohet edhe në anije, tragete apo trena që lëvizin në rruge të gjata dhe që kalojnë më shumë se dy rajone, kjo prek edhe shqiptarët që janë të shumtë që udhëtojnë në verë mes dy brigjeve.

Nuk do të jetë i detyrueshëm vetëm në transportin publik të brendshëm, pra në autobusë dhe metro.

Pasaporta nuk do të jetë gjithashtu e detyrueshme nëpër mesha apo brenda ambienteve të kishës.

Detyrimi për të pasur një pasaportë vaksinimi nuk do të preke fëmijët deri në 12 vjeç.

Ata të cilët nuk kanë pasaportë do të duhet të paraqesin një test negativ PCR të kryer brenda 48 orëve


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë