Lojëra me Dore

Zyrtare, anulohet Liga e Kombeve 2020 në volejboll

Federata ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) ka lajmëruar zyrtarisht anulimin e Ligës së Kombeve 2020 në volejboll 2020 për shkak të emergjencës globale nga koronavirusi. Aktiviteti duhej të niste më 19 maj për femrat dhe 22 maj për meshkujt. Ky kompeticion është shtyrë për të mbrojtur shëndetin e sportistëve dhe të gjithë personave të përfshirë, duke shpresuar për gjetjen e një date të përshtatshme sa më shpejt.

FIVB po punon me të gjitha struktura për të koordinuar programin për Ligën e Kombeve 2021 të volejbollit, duke konfirmuar Italinë dhe Kinën si vendet pritëse të finaleve. Presidenti i FIVB-së, Ary Graça, ka theksuar: "Bashkë me partnerët tanë kemi diskutuar variante të ndryshme për Ligën e Kombeve 2020. Është një kompeticion special, i vlerësuar nga lojtarët dhe tifozët në gjithë botën. Në këtë situatë do të ishte papërgjegjshme nga ne të vazhdonim me këtë event, sepse nuk mund t’u ofronim lojtarëve dhe gjithë palëve të interesuara siguri për shëndetin.

Ary Graça, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit. Gazeta Si, 8 maj 2020

Tani vëmendja jonë është përqendruar tek edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, me qëllimin për të organizuar edicionin më të mirë deri sot nga çdo pikëpamje. Jam i sigurt se sportistët do të përgatiten për atë që do të jetë sezon i pabesueshëm olimpik. Po ashtu, jam i bindur se viti i ardhshëm do të jetë shumë i suksesshëm për volejbollin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë