Gazeta Si – Grupi G i Katar 2022 është hapur me fitoren e Zvicrës ndaj Kamerunit. Ndeshja e luajtur në ‘Al Wakrah’ përfundoi 1-0 në favor të skuadrës së Jakin, që merr 3 pikët e para.
Ndeshja u vendos me një gol të shënuar sapo nisi pjesa e dytë nga sulmuesi Embolo, me asist të Xherdan Shaqirit. Ironi e fatit, pasi Embolo ka lindur në Kamerun. Sulmuesi i Monakosë nxorri ‘gështenjat nga zjarri’ për zviceranët në një ndeshje të vështirë.

Në pjesën e parë Kameruni ishte më afër golit. Rezultuan të kota pastaj tentativat e kamerunasve të Song, të cilët nuk mundën të barazonin. Në fund pritej që afrikanët të hidhehsin të gjithë në sulm, por kjo gjë nuk ndodhi dhe Zvicra e ruajti golin e avantazhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



