Muzike

Zvicra triumfon në ‘Eurovision’, Nemo me ‘The Code’ merr çmimin e parë

Zvicra do të jetë mikëpritësja e edicionit të ardhshëm të “Eurovisionit”.

Nemo me “The Code” ka rrëmbyer çmimin e parë të këtij kompeticioni, që u zhvillua në Malmo të Suedisë.

Këngëtari ka arritur të marrë 591 pikë, duke lënë prapa Kroacinë me 547 pikë. E treta u rendit Ukraina me 453 pikë.

Kënga e Nemos është një rrëfim për identitetin gjinor, shëndetin mendor dhe  gjetjen e vetes.

“Faleminderit shumë! Shpresoj që kjo garë do të jetësojë premtimin për paqe dhe dinjitet për çdo person në botë”, ka thënë shkurt Nemo midis emocionesh pasi ka marrë trofeun që ia dorëzoi fituesja e edicionit të kaluar.

Konkursi i këtij viti përfshiu edhe protestat për pjesëmarrjen e Izraelit, në mes të luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

Këngëtarja 20-vjeçare Eden Golan, e cila mori një përzierje brohoritjesh dhe protestash teksa performonte në skenë në Malmo, doli e pesta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë