Lojëra me Dore

Zverev kampion në Atp Finals, gjermani dominon finalen ndaj Medvedev

Aleksander Zverev është kampioni i parë i “Nitto Atp Finals” të zhvilluara në “Pala Alpitour” të Torinos. Sasha, duke çmontuar krejtësisht lojën e Danil Medvedev, ka trimfuar në finalen e mbyllur në dy sete, të dy me rezultatin 6-4.

Turneu i rezervuar për 8 lojtarët më të mirë të vitit shkon kështu për tenistin gjerman. Për të është hera e dytë, pas fitores në vitin 2018.

Zverev me trofeun e Atp Finals. Gazeta Si, 21 nentor 2021

Zverev tregoi një formë të shkëlqyer dhe ishte i papërballueshëm nga rusi, sidomos në shërbime, ku regjistroi mesataren 86% dhe kapi shpejtësinë 200 km në orë. Medvedev u vu në vështirësi si për kthimet, ashtu edhe për shërbimin, u duk një tjetër lojtar nga ai i grupeve. Në setin e parë rusi nuk mundi të futej në ndeshje, kurse gjermani nuk gaboi thuajse asgjë dhe e mbylli këtë set 6-4.

Numri 3 në botë, që këtë vit ka mundur dy herë Novak Gjokoviçin, në gjysmëfinale të Olimpiadës së Tokios dhe po në gjysmëfinale të këtij turneu, dominoi edhe setin e dytë ndaj kampionit të Us Open. Djaloshi nga Hamburgu ishte si një lokomotivë dhe Medvedev u dorëzua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë