Irena Beqiraj

Zëvendësministri Don Kishot


Dikur Gëte do të shkruante “Kohë të marra jetova dhe vetë nuk mungova të bëj marrëzira siç i kërkonte koha.”

Këto vargje më kujtohen sa herë dëgjoj studiuesin edhe Akademikun (në fakt është vetëm një pedagog i jashtëm i dy universiteteve) Taulant Muka, që herë i drejtohet qeverisë si “qelbësira”, e herë merr flamurin e saj në dorë për të luftuar ato që kanë bërë plagjaturë në doktoraturat apo në shkrimet e tyre shkencore.

Prometeutqëka vendosur tësjellëdritëne diturisëndërnesh, i them qënuk na the asgjë të re, Shqipëria është plot me doktoratura plagjiaturë, artikuj shkencorë plagjiaturë. Librat universitarë të autorëve shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre janë plagjiaturë. Asgjë e re për këdo që ka kaluar  sikur edhe një vit në godinat universitare shqiptare.

Doktoraturat plagjiaturë nuk janë gjë tjetër veçse një produkt i kohës dhe sistemeve që krijuam. Në Shqipërinë me 3 milionë banorë numëroheshin rreth 52 universitete private e shtetërore të cilët që të funksionin duhet të kishin në stafe doktorë shkencash. Një treg i vogël por me një numër universitetesh ekstremisht të lartë, solli një kërkesë "fiktive" për doktorë shkencash, por jo për shkencë mirëfilli.

Sëdyti, nuk pati asnjë mekanizëmi cili tëkontrollonte numrin e doktoraturave apo cilësinë e tyre.

Sëtreti, në Shqipëri u zhdukën të gjitha institutet e kërkimit shkencor mirëfilli, të cilët formësonin kërkesën për shkencë dhe kërkim, por edhe krijonin eko-mjedisin për një gjë të tillë.

Së katërti, ka pasur pak fonde për të mos thënë aspak fonde për kërkimin shkencor. Aq pak fonde kishte sa studimet post-universitare zhvilloheshin  në të ashtuquajturën shkollë pasuniversitare, e cila nuk ofronte asgjë, as libra, as leksione, as profesorë.

Porpërshtatjanuk i ndaloi shqiptarët tëbëjnëdoktoratura plagjiaturë, artikuj plagjiaturë, libra plagjiaturë përderisa të gjithë parakushtet për të bërë kërkim siç duhet, mungonin.

Personalisht, kjo arsye më bëri të heq dorë nga akademia në vitin 2002 të cilën e kisha pasion dhe t'i drejtohem një titulli tjetër profesional ndërkombëtar të cilin e mora në vitin 2006 pas 3 vite studimesh.

Unë nuk u përshtata, por nuk mendoj që të gjithë ata që qëndruan në universitete edhe duke bërë doktoratura plagjiaturë, apo libra me plagjiaturë, kanë bërë mëkat.

Në këtë botën tonë gjërat nuk mund të shikohen bardhë e zi, apo keq dhe shumë mirë. Ndërmjet këtyre ekstremeve ka shumë më shumë altrernativa për të parë përmirësimin të cilin, nuk e kupton dot kur asyen ta drejton instikti i hendekut, (krahasimi me Holandën ) apo instikti i negativitetit, ku çdo gjë e bërë nga të tjerët apo e bërë në Shqipëri është bërë keq.

Si çdo gjë, edhe sistemi shqiptar arsimor është në përmirësim, krahasuar me 20 vite më parë. Nuk është më keq nga çfarë ishim, sikurse nuk jemi edhe aty ku duhet të ishim. Në 1997 nuk kishim libra, merrnim shënime në leksion, nuk kishim kompjutera, internet në shkollë, madje as biblotekë nuk kishte Fakulteti Ekonomik. Profesorët e Ekonomikut lexonin e përkthenin në darkë dhe në mëngjes shpërndanin shënimet e tyre.

Kemi nevojë për përmirësim? Patjetër, por jo domosdoshmërisht për gjueti shitrigash. Nuk kemi nevojë të dimë kush bëri plagjaturë 10 vitet e fundit, kemi nevojë të ndalojmë plagjiaturën 10 ditët e ardhshme e në vazhdim.

Nuk kemi nevojë të heqim tituj për ato që i kanë marrë 10 vitet e fundit, por për t'u treguar të kujdesshëm për tituj që do të japim 10 ditët e ardhshme e në vazhdim.

Nuk kemi nevojë të ulërijmë edhe të vëmë duart në kokë që një vajzë me doktoraturë punon në call center, por kemi nevojë t'i krjojmë mekanizmat të hapim universitetet tona drejt një përfshirjeje më të madhe të shqiptarëve që kanë mbaruar në universitetet jashtë dhe duan të kontribuojnë në Shqipëri.

Për këtë arsye, e quajta DonKishoteske kauzën për të zbuluar plagjiaturën. E dimë që ka edhe ka shumë. Nuk kemi më nevojë për demaskim. Nuk na shërben demaskimi. Duhet të rregullojmë. Ajo që kemi nevojë është të gjejmë mekanzimat për të përmirësuar sistemin. Kemi nëvojë për qartësi, mbi tëgjitha kemi nëvojë përqetësi në vlerësimin e tëdjeshmes. 

Një shprehje e urtë thotë: kush e përdor shumë shpatën, rrezikohet nga tehu i së njëjtës shpatë!


Copyright © Gazeta “Si”