Ka ndodhur

Zunë hapësirën e rërës në Gjipe, hiqen 130 çadra dhe shezlongë

Gazeta Si - Katër administratorë janë vënë nën hetim, pasi zunë hapësirën publike në Gjipe, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen përkatëse.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar 130 çadra dhe shezlongë.

Materialet u referuan në Prokurori për M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë