Teknologji dhe Inovacion

“Zonjusha” ologramë që ju udhëzon për blerjen e një makine

Hyn në konçesionar për të ndërruar makinën dhe të shfaqet një vajzë e cila të drejton, të tregon produktet që gjenden në kompani dhe i përgjigjet pyetjeve të tua. Kjo falë Asso-s, asistentit olografik të realizuar për tregatërët e e automjeteve Innovaway, ndërmarrja Ict me shtatë degë në Itali dhe vende të tjera të botës, 600 të punësuar e 21 vjetë histori.

“Zonjusha” në fjalë është një ologramë me diemnsione reale që ju përfshin sapo të hyni në “grackën” e saj.

Kur një përdorues i mundshëm afrohet, në fakt, identifikohet prej një web-kamere që aktivizon automatikisht Asso. Olograma interesante fton vizitorin ti bëjë pyetje duke lundruar në një aparaturë digjitale me touch screen. Nga të parët që e kanë eksperimentuar është Autosantoro Hyundai, në pikën e tij të re të shitjes në qendrën tregtare la Fabbrica të Salernos. Me rezultate motivuese. “Rritja e trafikut dhe koha e ndalimit të klientëve në kompani potencialisht ishte 50%, me një nivel shitjesh gati 20% më shumë, shpjegon CEO i Innovaway Antonio Giacomini. Asso është realizuar sipas linjave të drejtimit të një Komiteti Strategjik në të cilin bëjnë pjesë ish ministri e presidenti i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Luigi Nicolais dhe drejtori i Akademia Apple në Napoli Giorgio Ventre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë