Ka ndodhur

Zjarri shkrumbon një godinë banimi në Bulqizë. 4 familje në qiell të hapur: Flakët nga energjia elektrike, rrjeti i amortizuar

Gazeta Si - Një godinë banimi në Bulqizë, ku jetonin disa familje, është përfshirë nga zjarri gjatë natës, duke e djegur thuajse plotësisht.

Nga zjarri nuk ka pasur lëndime në njerëz, pasi banorët arritën të largohen në kohë. Në këtë godinë jetonin 4 familje, të cilat kanë mbetur në qiell të hapur në mes të dimrit.

Zjarrfikëset u përpoqën të shuanin flakët, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërkohë që Bashkia e Dibrës ka deklaruar se nga një inspektim i pare, godina është totalisht e pabanueshme dhe 4 familjeve do t'u paguajë bonus qiraje.

Banorët thonë se shkak është bërë energjia elektrike, rrjeti i të cilës është i amortizuar. Një prej tyre pohon se zjarri ka nisur pas orës 12:00 të natës kur të gjitha familjet kanë qenë në gjumë.

Vjola Dema, të cilës iu dogj shtëpia një natë më parë në Bulqizë thotë se shkak i flakëve janë bërë linjat elektrike të Vjola Dema amortizuara. “Të punosh gjithë jetën dhe të digjet për 5 minuta, kësaj si i thonë. Merr restauron linjën e elektrikut se kanë qenë shumë të amortizuara, po patët mundësi thashë hajde shiheni njëherë, jo do vijmë sot jo do vijmë nesër, kur erdhën vetëm e kapi me një kapëse aty. Me përtesë erdhën. I njoftova me sekonda, njoftova Jetonin që kam përballë, ec i thash se u dogjëm, ishin në gjumë. Ora 12:30 e natës”, thotë Vjola Dema, banore në godinën e djegur.
Flamur Jella, përgjegjës i sektorit të mbrojtjes dhe emergjencave civile pranë Bashkisë së Bulqizës, ka deklaruar për mediat se banesat janë totalisht të pabanueshme dhe ndërtesa duhet shembur. "Janë totalisht të pabanueshme, ne do të mblidhemi si emergjenca civile dhe do të bëjmë procedurat në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Do të vlerësohet dëmi i bërë në këto banesa dhe dosja do të kalojë në këshill. Deri në një vendimmarrje ne do t'i strehojmë në një vend tjetër duke u paguar edhe bonus qiraje bashkia. Bashkia merr përsipër bonusin e qirasë deri sa të sistemohen në banesa të reja. Kjo ndërtesë duhet prishur e tëra. Nuk shihet ndonjë perspektivë që të mund të rikonstruktohet", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë