Ngjarje

Zjarri në spitalin Covid, shkon në 14 numri i viktimave. Tetova shpall 3 ditë zie

Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që përfshiu spitalin për trajtimin e personave e të infektuar me koronavirus, të mërkurën rreth orës 21:00. Lajmi është bërë u ditur nga prokuroria publike e Shkupit, e cila në bashkëpunim me prokurorinë publike të Tetovës kryen hetime gjatë gjithë natës në vendin e ngjarjes.

“Prokurorët kanë lëshuar urdhër për identifikimin e trupave të 14 personave të vdekur nga zjarri. Po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë. Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN -së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit. Ekipet e zjarrfikësve kishin shkuar në vendin e ngjarjes pesë minuta pas shpërthimit të fuqishëm. Në spital gjendeshin mbi 20 të sëmurë me koronavirusi, por aty kishte edhe familjarë që kujdeseshin për të afërmit e tyre.

 “Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë dhe ka marrë disa jetë njerëzish. 14 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, por numri mund të rritet. Kjo është një ditë shumë e trishtuar. Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve. U bëj apel mediave dhe qytetarëve që të mos spekulojnë me numrat. Ne do t'i ndajmë të gjitha informacionet e konfirmuara me kohë”, ka shkruar Filipçe në Twitter.

Spitali i djegur i Tetovës

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në prononcimin për mediat u përmbajt nga publikimi i të dhënave duke theksuar se gjithçka do të dihet pas hetimit të plotë të rastin nga organet e hetuesisë.

“Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre prandaj edhe ne nuk mund të flasim për shkaktarët, të paktën për momentin. Është një fatkeqësi”, ka deklaruar Arifi.

E pyetur nëse shpërthimi ka lidë me një incident të para dy javëve, kur ishin dëmtuar instalimet e oksigjenit në këtë spital, Arifi tha se hetimet do të tregojnë shkaqet e incidentit.

Në Tetovë, të mërkurën deri në mesnatë qëndruan edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe shumë anëtarë tjerë të Qeverisë, të cilët morën pjesë në një mbledhje të shtabit të krizës në Tetovë, por asnjë prej tyre nuk u prononcua për incidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë