Ka ndodhur

Zjarri djeg pallatin në Korçë, tre familje shpëtojnë pa u lënduar (Foto)

Një banesë kolektive është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjen të së dielës në fshatin Shtyllë të Korçës. Anëtarët e 3 familjeve që jetojnë në godinën që u përfshi nga flakët, kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Dyshohet që shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose oxhakët e bllokuar të ndërtesës.

Sipas policisë zjarri ka rënë nga oxhaku, ndërsa familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur u duhet një zgjidhje emergjente për të kaluar dimrin e ftohtë në këtë fshat. Pritet ndërhyrja e instancave pasi edhe reshjet e borës sapo filluan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë