Ka ndodhur

Zjarri djeg apartamentin në Fier, familja e kishte me qira

Një banesë në katin e pestë të një pallati është djegur në orët e para të së enjtes në Fier në lagjen "Kastriot".

Zjarrfikësja, pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se zjarri kishte rënë në dhomën e gjumit të banesës.

Pas disa minutash zjarri u neutralizua dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Mësohet se apartamenti ishte në pronësi të shtetasi O.O., por aktualisht aty banonte një familje tjetër me qera.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë