Ngjarje

Zjarret në vend/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive

45 vatra raportohen në 24 orët e fundit në vend, prej të cilave 12 aktive dhe 1 në monitorim. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përfshirë 72 automjete, 1100 forca në terren, 5 helikopterë e 2 avionë.

Vatrat janë në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau i Dejës.

Ndërkohë raportohet se 418 hektarë sipërfaqe janë djegur dhe 250 rrënjë ulliri janë dëmtuar.

Në të gjitha zonat, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimi e shuarja sa më e shpejtë e vatrave aktive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë