Ka ndodhur

Video / Zjarret në Fier e Vlorë, 42 trupa dhe 13 mjete në luftë me flakët

Gazeta Si - Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga aksioni për shuarjen e zjarreve në Fier e Vlorë.

42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.

Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë