Ka ndodhur

Zjarret/ 12 vatra aktive në vend, në Fushë Arrëz flakët u afrohen banesave

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vatrat e zjarrit në vendin tonë vijojnë të jenë aktive në disa bashki. Në disa prej tyre, disa vatra janë nën kontroll, por në disa të tjera situata është problematike.

Në fshatin Srriqe të Fushë Arrëzit, zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj. Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndërsa nga toka po punojnë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.

Qarku Lezhë

Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit në drejtim të fshatit Xhuxh është nën kontroll. Në drejtim të fshatit Hebe vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët dhe momentalisht nuk ka rrezik per banesat. Po monitorohet nga forcat në terren nga autoritetet lokale.

Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët. Po vijon puna për normalizimin e situatës nga FA, autoritetet lokale dhe vullnetare.

Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Vatra e zjarrit është aktive me intensitet të ulët dhe djegie sipërfaqësore në malin Munellë. Vatra po monitorohet nga autoritetet lokale.

Qarku Shkodër

Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë – Vatra e zjarrit vazhdon aktive. Në terren janë angazhuar FA, zjarrfikesit lokale dhe punonjesit e sherbimit pyjor.

Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit vazhdon me intensitet të ulët dhe i gjithë perimetri i tij është nën kontroll. Në terren janë angazhuar autoritetet lokale per mbajtjen nën kontroll te vatres dhe shuarjen e saj.

Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga forca të pushtetit vendor.

Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Qafë-Mali, fshati Srriqe - zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj. Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndërsa nga toka po punojnë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.

Qarku Kukës

Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor vështirëson ndërhyrjen nga toka, megjithatë FA, zjarrfikësit dhe punonjëësit e pushtetit vendor janë duke punuar pëër izolimin e flakëve.

Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morinë, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, zjarri është nën kontroll dhe po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor.

Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan, zjarri në fshatin Mamel, njësia administrative Gracen, mbi tunelin e Qafë Krrabës është shuar.

Qarku Dibër

Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Zjarri është izoluar dhe po digjen trungje e lëndë drusore me intensitet të ulët brenda vatrës së zjarrit. Po mbahen nën monitorim vatrat e zjarrit në Kaçni dhe Qafë Murrë nga punonjesit e njësisë administrative Selishtë.

Qarku Vlorë.

Bashkia Himarë - Vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Vishnjës”, vazhdon të jetë aktive. Zjarri nuk ka patur zhvillim të mëtejshëm, por digjen vetëm trungje dhe humus brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe nuk mundëson ndërhyrjen me forca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë