Ngjarje

Zjarre dhe përmbytje, çfarë po na sjell ngrohja globale?

Në shumë mënyra, vera e këtij viti ishte e çuditshme. Efektet e ngrohjes globale, edhe një herë u kthyen në qendër të vëmendjes. Temperaturat e larta që u përhapën në të gjithë hemisferën veriore, krijuan një situatë tejet të frikshme për të gjithë njerëzit. Vera e këtij viti ishte e çuditshme, zjarret dolën jashtë kontrollit dhe përmbytjet ishin të shpeshta.

Mishel Mann, një pedagog i mjedisit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë së bashku më kolegët, ka botuar një studim të ri kohët e fundit që lidh këto dy  ekstreme të motit. Përsa i përket klimës së ngrohtë, studimi tregon se ky ndryshim po ndodh në të gjithë atmosferën, duke bërë që këto ngjarje të ndodhin më shpesh, me intensitet më të madh dhe për periudha të gjata kohorë.

Studimi tregon një “sjellje” të çrregullt të rrjedhës së ujit që mendohet se do të rritet në të ardhmen duke çuar në valë të mëdha të nxehtësisë, thatësira, zjarre dhe përmbytje.

Këto çrregullime po ndodhin jo vetëm se planeti po ngrohet por edhe për shkak të shkrirjes së oqeanit Arktik. Ndryshimet janë nxitur nga kontrastet e temperaturës, të cilat po pakësohen. Rezultati është një proces të ri që po ndodh të cilin Mann dhe bashkautorët e tij të studimit e kanë quajtur “përforcim i ngrohjes globale”

Çrregullimet e natyrës janë të rëndësishme sepse në ekspedita të gjata në verë shkencëtarët panë se krijohej një përplasje mes ajrit të ftohtë nga veriu dhe nxehtësisë në jug. Kjo nxit shpesh shiun e tepërt, por kur rryma tërhiqet për në veri poshtë saj formohen  kupola të nxehta që shkaktojnë thatësirë.

“Ajo që më bëri përshtypje në verën e këtij viti ishte, jo vetëm natyra ekstreme e episodeve meteorologjike por edhe këmbëngulja e tyre,” shkruan  Mann në një postim në blogun e tij.

Studimi i ri i botuar të mërkurën në revistën “Advanced Science”, zbulon se këto ngjarje amplifikimi pothuajse rezonante, në të cilat rryma e ajrit shfaq këto ndryshime ekstreme gjatë verës, parashikohet të rritet me 50 për qind këtë shekull nëse, dioksidi i karbonit dhe gazrat e tjera serë do të vazhdojnë të jenë të pakontrolluara.

Këto ngjarje të  vëzhguara nga Mann dhe të tjerë, kanë identifikuar një sinjal për rritjen e këtyre ngjarjeve. Ky studim për herë të parë ka ekzaminuar se si ato mund të ndryshojnë në të ardhmen duke përdorur simulimet e modelit klimaterik.

“Duke parë një numër të madh studimesh gjetëm dallime interesante,” tha Stefan Rahmstorf një bashkautor i studimit në një njoftim për shtyp. Modele të veçanta klimaterike ofrojnë parashikime mjaft të çuditshme për ngjarjet e ardhshme, duke treguar një rritje të dukshme të ngjarjeve të tilla.

Mann tha se modelet e klimës nuk e tregojnë plotësisht fenomenin dhe për këtë arsye duhet të presim që ekstremet e motit të jenë përtej asaj që zakonisht parashikohet në të ardhmen.

Gjithashtu, ai  tha se analizat ekzistuese që po përpiqen të zbulojnë rolin e ndryshimeve klimatike në ngjarjet e fundit ekstreme tregojnë nuk nënvlerësohet roli që ka ndryshimi i klimës, sepse nuk po kapin mekanizmin kryesor përgjegjës për këto ndryshime të çuditshme.

“Ngjarjet e kësaj vere u shfaqën në kohë reale në ekranet tona televizive dhe në gazeta, në formën e një modeli të pashembullt të hemisferës së përmbytjeve ekstreme, thatësirës​​ dhe zjarreve. Megjithëse parashikimet tregojnë se, ngjarjet  ekstreme do të rriten kur klima të ngrohet”, shprehet Mann.

Studimi arriti në përfundimin se rritja e tyre mund të ngadalësohet nëse shkarkimet e gazrave serë zvogëlohen së bashku me ndotjen e grimcave në vendet në zhvillim.

“E ardhmja është ende në duart tona kur bëhet fjalë për ngjarje ekstreme të motit,” tha Mann.

“Është thjesht çështje e vullnetit tonë për t’i kaluar lëndët djegëse fosile në energji,” shton ai.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë