Ka ndodhur

Zjarr në pyllin me pisha të Pish Poros, era favorizon përhapjen e flakëve

Gazeta Si – Flakët kanë përfshirë sot në mbrëmje pyllin me pisha në fshatin Pish Poro.

Flakët, të favorizuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të madhe në këtë zonë, ku kanë shkuar forcat zjarrfikëse, që janë duke punuar për shuarjen e zjarrit.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që po djeg pyllin e Pish Poros.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë