Ka ndodhur

Zjarr në një shtëpi në Dajt, lëndohet 8-vjeçarja

Gazeta Si - Një banesë është përfshirë nga flakët pak pas mesditës së të premtes në fshatin Façesh, në zonën e Dajtit pranë Tiranë.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 ku banesa e shtetasit B.B., është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë