Gazeta Si – Një shkollë në Mallakastër është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 të kësaj të hëne në shkollën “Hajredin Fratari”, në fshatin Fratar.
Policia ka njoftuar se gjatë kohës që ka rënë zjarr fatmirësisht nuk ka pasur nxënës në shkollë. Uniformat blu thonë se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje