Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Tiranë, ka vetëm dëme materiale

Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”, ku flakët kanë rënë në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë