Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari

Nga Gazeta Si- Një zjarr ka përfshirë një banesë në Shkodër orët e para të së dielës, duke shkaktuar vdekjen e pronarit 52-vjeçar. Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë