Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën një 64-vjeçar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 12 të Korçës pasditen e sotme në zonën e quajtur Çezma e Amzës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në banesë kanë qenë 4 persona, por vetëm 3 prej tyre kanë mundur të dalin, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Viktima është 64-vjeçari Vasil Dolani, i cili është gjetur i djegur nga zjarrfikësit. Mësohet se 3 personat e tjerë janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

Sipas fqinjëve, familja ndodhet në gjendje shumë të keqe ekonomike. Ata u kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për t’i ndihmuar pas kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë