Ka ndodhur

Zjarr në fshatin Ndërshen, rrezikohen të digjen banesat

Gazeta Si - Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative Orosh të Mirditës. Flakët e zjarrit po rrezikojnë banesat aty pranë.

Temperaturat shumë të larta kanë favorizuar flakët dhe po ashtu shkak është bërë edhe terreni i thyer dhe mungesa e forcave në terren.

Situata është problematike pasi flakët kanë përfshirë masivin me pisha dhe rrezikohen banesa. Shërbimi zjarrfikës i Mirditës thotë se forcat në terren janë të pamjaftueshme në krahasim me intensitetin e flakëve, ndërsa kërkon ndihmën e ushtrisë dhe ndërhyrje të mundshme nga ajri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë