Ka ndodhur

Zjarr në Derven të Krujës, flakët rrezikuan kishën dhe banesat   

Gazeta Si - Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar në fshatin Derven të Krujës. Zjarri ka përfshirë shkurre dhe pisha ndërsa përhapja e flakëve rrezikon kishën e fshatit dhe disa banesa.

Aktualisht kisha dhe banesat janë jashtë rreziku dhe po punohet për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve të cilat vijojnë prej afro 3 orësh. 

Në vendngjarje janë dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë