Gazeta Si – Një zjarr i rënë në Kamëz ka djegur disa automjete në një biznes për dhënien e automjeteve me qira. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të ditës së sotme në rrugën “Donald Trump”.
Zyrtarisht, akoma nuk dihet arsyeja, por sipas burimeve, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Makinat me qira në Kamëz, të cilave iu vu flaka, ishin në pronësi të shtetasit Edjon Hoxha, i cili kishte vetëm pesë ditë që kishte hapur biznesin. Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.
Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga agjentët e Komisariatirt nr 5, ku ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit. Mësohet se Edjon Hoxha është me precedent penal në fushën e narkotikëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.