Ka ndodhur

Zjarr masiv në kodrat e Peshtanit në Fier

Një zjarr ka përfshirë kodrat e Peshtanit mesditën e së premtes në Fier. Mësohet se flakët po përhapen në një zonë të pyllëzuar dhe deri tani janë djegur disa parcela me ullishte.

Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po i afrohet pyllit me pisha që është aty pranë. Flakët kanë përfshirë edhe kodrat e Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare.

Zjarrfikësit e Fierit janë në vendngjarje, por ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të thyer. Po ashtu era e  vështirëson edhe më shumë shuarjen e zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë