Ka ndodhur

Zjarr i madh në një fabrikë vaji në Vaqarr, flakët pushtojnë ndërtesën

Gazeta Si – Një fabrikë vaji është pushtuar nga flakët në Vaqarr, në Tiranë. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi gjatë pasdites së sotme dhe për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.

"Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", - shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë