Media Galeri

‘Zhvishet’ mumja e Amenhotep I për herë të parë, ishte 35 vjeç kur vdiq 3000 vjet më parë

Mbetjet e mumifikuara të faraonit egjiptian Amenhotep I janë “zhveshur” në mënyrë digjitale, duke treguar më shumë detaje ndaj tij. Amenhotep I – sundimtari i dytë i Dinastisë së 18- të të Egjiptit – mendohet të ketë vdekur rreth viteve 1506–1504 para erës sonë dhe që nga ai moment u ruajt me kujdes.

Ndryshe nga të gjitha mumiet e tjera mbretërore të  zbuluara në shekujt 19 dhe 20, ajo e Amenhotep I nuk është zbuluar kurrë nga egjiptologët modernë. Kjo nuk është nga frika e një mallkimi, por për shkak se ekzemplari është ruajtur shumë mirë.

Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Kajros, ishin në gjendje të përdornin tomografinë e kompjuterizuar (CT) për të krijuar pamje 3D të burrit poshtë fashave.  Ata zbuluan se faraoni ishte 35 vjeç kur vdiq rreth tre mijëvjeçarë më parë.

Kjo nuk është hera e parë që është hapur varri Amenhotep I. Ai u hap, u restaurua dhe u rivarros në shekullin e 11 para erës sonë nga priftërinjtë e dinastisë së 21-të.

Ata e rivarrosën në Deir el-Bahari  në Egjiptin jugor, ku u zbulua së bashku me një numër mumiesh të tjera mbretërore të restauruara në vitin 1881.

“Fakti që mumja e Amenhotep I nuk ishte zbuluar kurrë në kohët moderne, na dha një mundësi unike,” shpjegoi aerkologu Sahar Saleem nga Universiteti i Kajros.

Burimi:DailyMail


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë