Shendet

Zhvillohet testi i gjakut i cili tregon 5 lloje të Kancerit edhe pa simptoma

Shkencëtarët janë duke punuar në një test gjaku që mund të identifikojë pesë kancer të zakonshëm shumë më shpejt se metodat aktuale.

Testi i gjakut, i cili është akoma eksperimental, shikon për "nënshkrime" të caktuara gjenetike të lidhura me tumore. Studiuesit kanë gjetur se ai mund të zbulojë pesë lloje të kancerit, si ato të zorrës së trashë, ezofagut, mëlçisë, mushkërive dhe stomakut, deri në katër vjet më parë, në krahasim me kujdesin rutinë mjekësor.



"Janë të nevojshme më shumë kërkime për të konfirmuar saktësinë e testit. Por këto rezultate fillestare "ofrojnë shpresë", tha studiuesi Kun Zhang, një profesor i biokiminës në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Sipasstufiuesve duke pasur një test të gjakut "të përshtatshëm dhe të shpejtë" që mund të kapë kanceret më herët, e kjo mund t'u japë njerëzve më shumë mundësi trajtimi dhe shkencëtarët shpresojmë se kjo do të përmirësojë ndjeshëm në parandalimim e të prekurve.

"Në fakt, një test i tillë është "grail i shenjtë", tha William Cance, shefi i mjekësor dhe shkencor i Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Ekspertet treguan se një numër i testeve eksperimentale të gjakut janë studiuar dhe janë në zhvillim e sipër. Por studimi i ri, është një "hap i rëndësishëm përpara".

"Ky test ka një nga nivelet më të larta të ndjeshmërisë që është raportuar dhe është në gjendje ta bëjë atë me një mostër relativisht të vogël gjaku," tha Cance.

Ndjeshmëria i referohet aftësisë së një testi për të kapur me saktësi të gjithë njerëzit me një sëmundje. Në këtë studim, testi i gjakut kishte një shkallë të ndjeshmërisë rreth 95% në njerëzit pa simptoma kanceroze.
Megjithatë, të dy Zhang dhe Cance theksuan se ka një rrugë të gjatë përpara.

Testi i gjakut i zhvilluar nuk duket për ADN, por për ndryshime kimike në ADN të quajtur metilim. Metilimi kontrollon normalisht se cilat gjene janë kthyer "ndezur" ose "fikur", shpjegoi Cance. Modelet anormale të metilimit mund të sinjalizojnë praninë e kancerit.
Për të vlerësuar performancën e testit, ekipi i Zhang përdori kampione gjaku nga 605 njerëz që ishin pjesë e një studimi shëndetësor afatgjatë. Në fillim, të gjithë ishin të shëndetshëm dhe pa simptoma të kancerit; por gjatë katër viteve të ardhshme, 191 u diagnostikuan me kancer kolorektal, ezofageal, mëlçi, mushkëri ose stomak.
Në përgjithësi, testi i gjakut zbuloi kancer në 95% të atyre individëve deri në katër vjet para diagnozës së tyre aktuale.

"Tashmë kishte nënshkrime në gjakun e tyre që treguan se kishin kancer. Saktësia ndryshonte sipas llojit të kancerit," tha Zhang.

Testi identifikoi të gjitha rastet e kancerit të mëlçisë dhe 91% të kancerit të ezofagut. Shkalla e përgjithshme e pozitivëve false ishte rreth 5%.

Idealisht, Cance tha, "ju dëshironi një normë pozitive false sa më shumë që të jetë e mundur".
Kjo për të kufizuar skenarë të ndërlikuar, për shembull, një test gjaku thotë se kanceri është i pranishëm, por një mamografi vijuese nuk tregon asnjë tumor duke lënë pasiguri se cili është i duhuri.
Siç është, testi aktual tregon vetëm nëse ndonjë nga pesë kanceret është i pranishëm dhe jo cili lloj.
"Përpunimi i mëtejshëm, mund të lejojë që testimet të jenë më të sakta në lidhje me vendndodhjen e tumorit,"theksoi Zhang.

Por çdo test i gjakut në të ardhmen, tha Cance, do të ishte një ekzaminim fillestar i cili do të duhej të pasohej nga teste më të gjera për të marrë një diagnozë të caktuar.
Diagnostifikimi i hershëm i një kanceri nuk do të thotë domosdoshmërisht shanse më të mira për mbijetesë. Por, pesë kanceret e zbuluara nga ky test janë të gjitha të kurueshme kur gjenden herët.

Burimi:MedicineNet/ Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë