Ka ndodhur

Zhvillohet Maratona e Tiranës 2021, në garë 2500 vrapues

Pas një viti pushim për shkak të pandemisë Covid-19, po zhvillohet në Tiranë edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet.

Në maratonë marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falënderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur.

“Faleminderit që keni mbushur Tiranën  plot me gëzim, falënderoj sidomos ata 1000 vetë që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut , Presheva. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i maratonës pas viteve mungesë është ndoshta shenja më e bukur e një Tirane që do i rikthehet normalitetit e jetës aktive. Një mirëseardhje të zjarrtë për të gjithë ata që na vizitojnë për herë të parë. Shpresoj të rrini sa më gjatë dhe të vini sa më shpesh”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme si ajo e “Run ëith refugees”, për të treguar që jemi një vend i hapur, jemi një qytet i hapur.

Për të lënë vendin pistës për garuesit, qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk lejohet parkimi në disa akse.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve ka nisur nga ora 7:00 dhe do të jetë deri në 17:00.

Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, është ndaluar qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët: “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Maratona është e ndarë në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe Ëe too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Pjesë e garës së sotme të Maratonës ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë, të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

Garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë