Ngjarje

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, dëshmia e të arrestuarit: Shakaj më tha fik dritat se do të nxirrte një frigorifer

Nga Gazeta Si- Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit Egland Koçi, më datë 4 qershor, ku i dyshuar është shoku i tij, Armand Shakaj.

Enea Zyferi, i cili është lënë në burg si përkrahës i autorit, ka mohuar që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Eglant Koçit.

Zyferi thotë se punon në lokalin e Shakajt, si kamerier, dhe ditën që është zhduk 34-vjeçari e ka parë kur ka hyrë në lokal por më pas nuk e ka parë më, nëse ishte larguar apo jo.

“Ndërkohë Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer, unë i kam fikur dritat. Të nesërmen Armandi më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe me ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje më këtë ngjarje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, nga kamerat e sigurisë vërehet se pasi janë fikur dritat, Shakaj shikohet duke tërhequr diçka në dukje qesë e zezë të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë