Mjedis

Zhdukja drastike e bimëve, lajme të këqija për të gjitha llojet

Një studimi i fundit ka treguar se pothuajse 600 bime janë zhdukur kohët e fundit. Ekspertët shpjegojnë se numri bazohet në zhdukjet aktuale dhe jo në vlerësime dhe është sa dyfishi i zhdukjes së gjitarëve dhe amfibe së bashku. Gjithashtu, ata shprehen se zhdukja e bimëve po ndodh 500 herë më shpejt nga sa pritej zhdukja e natyrshme e tyre.
Studiuesit thonë se analiza e tyre për të gjitha zhdukjet e dokumentuara të bimëve në botë tregon se çfarë duhet të ndodhë për të ndaluar zhdukjet e ardhshme.

“Shpesh herë njerëzit mund të emërojnë një gjitar apo një zog që është zhdukur kohët e fundit, por shumë pak prej tyre do të jenë të interesuar nëse nuk shohin më një bimë,” tha Aelys Humphreys nga Universiteti i Stokholmit.

“Ky është studimi i parë që na tregon me saktësi se bimët janë gjithnjë e një zhdukje dhe ky proces po ndodh shumë shpejt,” shtoi ajo.
Ndër të tjera ajo ka përcaktuar se bimët e zhdukura janë druri Sandal nga Kili, i cili shfrytëzohej për vajra esencialë dhe njihej për vetitë e tij dhe pema e veçantë e ulliri St Helena. Ekspertët përshkruan gjithashtu, se humbjet më të mëdha janë gjendur në ishujt e ndryshëm dhe në pyjet tropikalë, të cilët shërbejnë si një “shtëpi” për një shumëllojshmëri bimësh.
Shkencëtarët në kopshtin mbretëror Xhenet, kopshtin botanik në Kew dhe në kopshtin e universitet të Stokolmit, vëzhguan se rreth 571 lloje bimësh janë zhdukur gjatë shekujve të fundit. Studiuesit besojnë se këto shifra vijën si faktor i nënvlerësimit të niveleve të larta të zhdukjes së bimëve. Diçka pozitive ishte se ndër bimët e zhdukura më parë, shkencëtarët ri-gjetën përsëri një bimë shumë të veçantë siç është zambaku i Kilit. Dihet që zhdukjet e bimëve mund të çojë në zhdukjen e organizmave të tjerë që mbështeten në to, kështu që ekspertët cilësojnë se duhen marrë masa sa më shpejt.

Rob Salguero-Gómez, nga universiteti i Oksfordit, i cili nuk ishte pjesë e studimit, tha se njerëzit duhet të kuptojnë se humbja e bimëve ka rëndësi të madhe jo vetëm për ekologët, por edhe për shoqëritë njerëzore.
“Ne varemi nga bimët drejtpërsëdrejti për ushqim, hije dhe materiale ndërtimore dhe në mënyrë të tërthortë për “shërbime të ekosistemit”, siç është rregullimi i nivelit të karbonit, lëshimi i oksigjenit, madje edhe përmirësimi i shëndetit mendor të njeriut, duke shijuar hapësira të gjelbra, kwshtu qw humbja e tyre do të na kushtojë shumë,” komentoi ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë