Lojëra me Dore

Zhduket tenistja Peng Shuai, akuzoi ish-zv.kryeministrin kinez për dhunë seksuale

Peng Shuai, tenistja kineze që akuzoi ish-zëvendëskryeministrin e Kinës për dhunë seksuale, është zhdukur prej një jave dhe gjithë vendi është në ankth për të.

Ajo është një emër shumë i njohur i panoramës sportive në Kinë, pasi ka fituar titullin në lojën në çift, - bashkë me shoqen Hsieh Su-wei nga Taivani, - në Uimbëlldon 2013 dhe Roland Garros 2014. Aktualisht, 35-vjeçarja është numri 189 në lojën teke.

Gaoli dhe ish-presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani. Gazeta Si, 11 nentor 2021

Më 2 nëntor, Peng Shuai, me anë të një postimi në rrjetet sociale akuzonte Zhang Gaolin, tani 75 vjeç, për agresion seksual ndaj saj. Gaoli ka qenë nga 2012-a në 2017-ën pjesë e komitetit të Partisë Komuniste kineze. "Nuk e harroj kurrë, kam qarë gjithë kohën", - shkruante tenistja në postimin e saj, që pas 20 minutash u hoq nga autoritetet. Atë ditë edhe fjala "tenis" u fshi nga platformat e rrjeteve sociale kineze.

Për atë ngjarje për momentin mbeten vetëm fjalët e tenistes kineze, sepse asnjë eksponent i politikës nuk e ka komentuar lajmin. Tani Peng Shuai është zhdukur dhe për ata më optimistët, gjasat janë që ajo të ketë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë