Shendet

Zgjidhja për ata që kanë probleme me pagjumësinë

Nëse keni vështirësi për të fjetur gjumë, atëherë zgjidhja e vetme është të blini një shtrat që lëkundet. Shkencëtarët thonë se krevatet që lëkunden jo vetëm që ndihmojnë njerëzit të bien në gjumë më shpejt, por gjithashtu përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Ndërkohë që prindërit mundohen shumë për të gjetur një mënyrë për të qetësuar foshnjat dhe për t'i vënë në gjumë, disa studime kanë sugjeruar se i ndihmon edhe të rriturit.

“Duke folur me njerëz që nuk kanë probleme me gjumin mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit,” tha Dr Paul Franken, një bashkautor i hulumtimit nga Universiteti i Lozanës në Zvicër.
Ai dhe kolegët e tij në Lausanne dhe Gjenevë testuan 18 pjesëmarrës të rinj të cilët kishin probleme me gjumin. Ata u monitoruan gjatë tre netëve. Një natë duke fjetur në mjedis të hapur, një natë duke fjetur në një shtrat normal dhe natën e fundit duke fjetur në një shtrat që përkundej.
Ekspertët testuan trurin e pjesëtarëve me anë të një EEG dhe testime të tjera të cilët shihnin ritmin e zemrës. Të dhënat zbuluan se përkundja gjatë kohës kur përpiqesh të flesh, ndihmon trurin të qetësohet më shpejtë.

Pjesëmarrësit treguan se gjatë gjithë natës bënë një gjumë të qetë, ndërsa ekipi i ekspertëve tregon se përkundja sjell një gjendje të veçantë në trurin tonë dhe kjo mundëson një qetësim më të shpejt të tyre. Këto modele janë të lidhura edhe me konsolidimin e kujtimeve sipas tyre.
Në të vërtetë, kur ekipi konstatoi se pjesëmarrësit kishin bërë një gjumë të qetë, pa shqetësime dhe me orar të plotës, kuptoi se gjumi në një krevat që përkundej ishte i duhuri për të gjithë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.
Eksperimentet e mëtejshme të kryera në minj dhe të botuara në një studim të veçantë hodhën dritë mbi atë se si një krevat lëkundës mund të të ndihmojë për një gjumë të qetë. Ekspertët treguan se minjtë ranë në gjumë më shpejtë teksa përkundeshin. Megjithatë, ndryshe nga njerëzit përkundja nuk kishte të njëjtin efekt në trurin e minjve gjatë kohës kur flinin, duke treguar se kjo nuk ndikoi në cilësinë e gjumit.

“Asnjëherë nuk e kemi menduar se përse foshnjat flenë më shpejt kur i përkundim. Njerëzit gjatë gjithë jetës mbetën fëmijë dhe ky eksperiment e verteton më së miri. Për sa i përket gjumit edhe të rriturit rezultuan se janë si fëmijët. Ata bëjnë një gjumë më të qetë ndërsa flenë duke u përkundur,” tha Franken.
Gjithashtu, hulumtues të tjera thanë se minjve ju duhej më shumë kohë për të fjetur dhe për ta ndjerë përkundjen se sa njerëzit, sepse kanë sisteme me pak të ndjeshme vestibulare.
Profesori Derk-Jan Dijk, nga universiteti i Surrey, thotë se ky hulumtim mund të përmirësojë gjumin e njerëzve pa i detyruar ata të marrin ilaçe të ndryshme për pagjumësinë.
"Mendoj se do të jetë e rëndësishme që këto eksperimente të përsëriten edhe tek të moshuarit, për të parë se sa efikasitet ka gjumi në një shtrat që përkundet, pasi duhet marrë parasysh që personat të cilët vuajnë më shumë nga pagjumësia janë mosha e tretë,” tha ai./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë