Mjedis

Zgjidhet misteri i ajsbergëve jeshilë në Antarktidë

Nëse do të ju duhej të përshkruani një ajsberg, në përfytyrimin tuaj gjëja e parë që do ju vinte nër mënd është ngjyra e bardhë ose bojë qelli.
Por jo të gjithë janë në ngjyrën që në jemi mësuar t’i shohim nëpër filma apo revista. Gjatë gjetheve të fundit, në Antarktidë janë zbuluar disa ajsbergë në ngjyrë jeshilë të fortë dhe deri më tani nuk dihej arsyeja për ngjyrën e tyre të veçantë.
Përpara disa ditësh, hulumtuesit nga universiteti i Uashingtonit kanë deklaruar se janë pikërisht grimcat e hekurit që gjenden në det, të cilat kanë bërë të mundur ngjyrën e tyre.
Ekipi i studiuesve shprehet se hekuri gjithashtu mund të shërbejë si lëndë ushqyese për të gjitha gjallesat që ndodhet në kontinentin e Antarktidës.

Stephen Warren, i cili udhëhoqi studimin shprehet se përçimi i hekurit te gjallesat është sikur të marrësh një paketë në zyrën e postës.
“Ne gjithmonë kemi menduar se kjo ngjyrë e ajsbergut mund të ishte vetëm një gjendje e përkohshme, por tani që kemi kryer vëzhgime edhe më të sakta, kemi kuptuar se niveli i hekurit në oqean është shumë i lartë,” shton ai.
Hulumtuesit kanë studiuar ajsbergun e gjelbër në zonën e quajtur Amery Ice Shelf që nga viti 1988 dhe shprehen se kur e kanë parë në fillim ajsbergun nuk kishte të veçante vetëm ngjyrën, por edhe fakti që ishte transparent, gjë që nuk është e zakonshme të ajsbergët e tjerë.
Testet nga zona "Amery Ice Shelf" zbuluan se akulli detar në pjesën e poshtme të këtyre ajsbergëve përmbante rreth 500 herë më shumë hekurin se sa pjesa e sipërme e akullit.
Oksidet e hekurit dihet se kanë ngjyrë të verdhë, portokalli, të kuqe ose kafe, dhe kjo ka bërë që studiuesit të besojnë se është pikërisht hekuri që i jep ngjyrë akullit./Mirror/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë