Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave, Vetëvendosja udhëheq me rreth 41%

Nga Gazeta ‘Si’- Numërimi i votave pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas KQZ partia e parë është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të votave totale.

Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6%.

Në vendin e katërt renditet AAK me 7.46%, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.

Sakaq, pritet që të nisë numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë.

Deri më tani, kur partia e kryeministrit Albin Kurti në të gjithë Kosovën është në kuotën e 41 %, ende nuk dihet se më kë do të bëjë VetëVendosja koalicion, për formimin e Qeverisë së re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë