Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë, presim të vazhdojmë partneritetin

Nga Gazeta ‘Si’-Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve parlamentare te 11 majit.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Ambasada e SHBA-ve shkruan se mezi pret që të vijojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në një postim në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë