Politike

Zgjedhje në bashkinë Tiranë? Rama me deputetët e PS: Nuk dihet si do të shkojë kjo punë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama zhvilloi në selinë rozë një mbledhje me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje nga takimi.

Sipas burimeve Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama.

Kjo dilemë e kryeministrit për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend lidhet edhe me atë se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë