Politike

Zëvendësoi Alfred Rushajn, Petrit Doda ikën nga PD, regjistrohet si i pavarur: Nokës i thashë të pajtohen

Petrit Doda, që zëvendësoi Alfred Rushajn (deputetin e PD) në Kuvend do të regjistrohet si deputet i pavarur dhe jo si deputet i grupit parlamentar të PD.

“Vendimin ia kam komunikuar edhe dy grupeve në PD”, është shprehur ai për mediat.

Sipas tij, është momenti që të dyja palët të reflektojnë për bashkimin e demokratëve.

“Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar, i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë 'pajtohuni me demokratët të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës”, shtoi Doda.

Të martën, Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë të tjerë,  Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tritan Shehajn dhe Agron Shehajn.

Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi “4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit”

Por ky zhvillim paralelisht vjen edhe me një nismë të Ervin Salianjit për të shkarkuar nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeajn. Me përjashtimin e katër deputetëve, llogaritja e numrave do të bëhet më e vështirë për ta larguar nga kryesimi, pasi edhe ata që po futen në Kuvend si rasti i Petrit Dodës po regjistrohen si të pavarur.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë