Ka ndodhur

Zetori përmbyset në kanalin me ujë, humbin jetën dy fermerë në Kurbin

Gazeta Si - Dy fermerë që po punonin tokën kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku një zetor u përmbys në një kanal me ujë në anë të rrugës.

Policia thotë se rreth orës 14:05, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I.I., rreth 60 vjeç, banunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj.M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Policia, e cila ka nisur hetimet, dyshon se dy personat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në kanalin me ujë, pasi nuk kanë pasur mundësi shpëtimi.

Një dëshmitar nga vendngjarja ku humbën jetën dy fermerët në Fushë kuqe, tregon se gjetën trupat e pajetë poshtë zetorit. Ai rrëfen se djali i tij hyri në kanal dhe gjeti mes baltës, poshtë mjetit bujqësor dy viktimat.

“Sapo morëm vesh që ka rënë një zetor, dolëm. Çuni u fut poshtë për të parë nëse ka viktima, në llucë preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys dhe i kishte zënë poshtë. Ata kishin dalë nga shtëpia dhe po shkonin nga toka. Ai çuni ishte punëtor, ishte nga Mirdita”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë