Bota

Zelenksy do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7 këtë fundjavë, thanë për Financial Times katër persona të informuar mbi përgatitjet.

Zelensky pritet të marrë pjesë në takimet në Hiroshima, Japoni, të dielën(21 maj) thanë ata.

Pjesëmarrja e tij e papritur synon të forcojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën ndërsa lufta me Rusinë po shkon drejt muajit të saj të 16-të.

Ai gjithashtu do të kërkojë të sigurojë mbështetje nga pjesëmarrësit jo-G7, si India dhe Brazili, të cilët nuk i janë bashkuar lëvizjeve perëndimore për të ndëshkuar Moskën.

Të premten, në një deklaratë të përbashkët për Ukrainën, udhëheqësit e G7 ranë dakord të mbështesin Kievin për "për aq kohë sa duhet" dhe të rrisin presionin ndaj Moskës përmes masave shtesë të sanksioneve, duke përfshirë përpjekjet për të frenuar eksportet e saj të diamanteve. Por deklarata nuk përfshinte një premtim të mëparshëm për të bllokuar rrugët ruse të eksportit të energjisë që janë mbyllur përkohësisht nga Moska që nga fillimi i luftës.

Pjesëmarrja e Zelensky mund të komplikojë përpjekjet e kryeministrit japonez Fumio Kishida për të siguruar që samiti, i cili po mbahet në Azi për herë të parë në shtatë vjet, të mos fokusohet vetëm në luftën në Ukrainë.

Kishida dëshiron që mbledhja të përqendrohet në çështjet e sigurisë në rajonin Indo-Paqësor dhe kontaktin me vendet në zhvillim, si dhe në konfliktin e Ukrainës. SHBA gjithashtu dëshiron të ketë një fokus të fortë në Indo-Paqësorin dhe të sigurojë që vendet të mund të demonstrojnë sa më shumë unitet që të jetë e mundur në qasjen e tyre ndaj Kinës.

Kishida ka paralajmëruar vazhdimisht se “Ukraina e sotme mund të jetë Azia Lindore e së nesërmes”. Zelensky pritet të dyfishojë përpjekjet për të siguruar mbështetje të shtuar ushtarake nga aleatët perëndimorë, duke përfshirë furnizimet me avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA , të cilat kërkojnë bekimin e Uashingtonit.

Ai pritet gjithashtu të diskutojë përpjekjet për të promovuar planin e tij të paqes prej 10 pikash për përfundimin e luftës , i cili kërkon një tërheqje të plotë ruse dhe rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës.

Burimi: Financial Times/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë